Ai u akuzua dhe dënua si njeriu që shtypi butonin dhe shpërtheu eksplozivin qindra kilogramësh, të vendosur poshtë një rruge në Palermo në vitin 1992 në Itali që u hodh në erë, ku mbeti i vrarë në atentat prokurori italian Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe disa oficerë truproja.
Por pas arrestimit në vitin 1996 në një ‘gjurmim’ që zgjati për katër vite, vrasësi i Falcones ka përfunduar 4 vjet lirim me kusht pas lirimit në vitin 2021 dhe tani është plotësisht njeri i lirë.
Ai merrte urdhrat nga bosi i tij i ‘Cosa Nostra”, Toto Riina (Salvatore) dhe më tej pasardhësi Bernardo Provenzano.
LEXO EDHE: Drogë dhe kallashnikovë mes Italisë dhe Shqipërisë, rrëfimi i të penduarit: 3 mijë kg erdhën me një jaht
“Bosi i mafias Giovanni Brusca, një nga gangsterët më famëkeq të Italisë, është plotësisht i lirë pasi kreu katër vjet lirim me kusht të vendosur ndaj tij pas lirimit nga burgu në vitin 2021”, inmformoi sot agjencia italiane ANSA.
Ndër të tjera në “CV-në” e tij kriminale, Brusca, aktualisht 68 vjeç, aktivizoi eksplozivin që vrau prokurorin antimafia Giovanni Falcone në vitin 1992, mbyti dhe e treti në acid Giuseppe Di Matteo, djalin adoleshent të një informatori të mafias.
LEXO EDHE: “I gjuajta dy plumba në gjoks, katër në kurriz”, Tafani rrëfen si vrau kushëririn
Brusca u arrestua në maj 1996 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për më shumë se dhjetëra vrasje, përfshirë atë të Falcones, gruas së tij Francesca Morvillo dhe tre oficerëve të policisë në maj 1992. Por pas tre dekadash burgosjeje, ai tashmë është i lirë.