Aktualitet

Shuhet Fadil Hasa

Shuhet në moshën  78-vjeçare Fadil Hasa. Aktori i njohur i humorit ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Homazhet pritet të zhvillohen nesër nga ora 10:00 deri në 11:00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Durrësit. Gjatë karrierës së gjatë me shumë role në teatër e filma, Fadil Hasa është vlerësuar me një sërë titujsh, përfshirë “Artist i Merituar”.