Aktualitet

Shuhet zjarri në pjesën e sipërme në hyrje të Bashkisë Kamzës

U shua në kohë të shpejtë zjarri që përfshiu sot pjesën e sipërme në hyrje të Bashkisë së Kamzës. Fillimisht mori flakë njëri prej tre kondicionerëve te streha e godinës por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve mundësoi lokalizimin dhe shuarjen e tyre. Nuk raportohen të lënduar, vetëm dëme të vogla materiale.