Health & Beauty

Shumica prej jush nuk i vënë re, disa shenja jo të dukshme të humbjes së dëgjimit!

Ekziston një problem shëndetësor që shpesh neglizhohet, edhe pse ka ndikim social dhe lidhet madje edhe me rrezikun e demencës; humbja e dëgjimit. Mbi 1 miliard të rinj janë në rrezik për humbje të përhershme të dëgjimit për shkak të dëgjimit me volum të lartë. Humbja e rëndë e dëgjimit prek mbi 20% të personave nga 65–74 vjeç dhe 55% të atyre mbi 75 vjeç. Mosha është faktori kryesor që parashikon humbjen e dëgjimit dhe, në disa raste, ajo është e pakthyeshme. Mbrojtja e dëgjimit është thelbësore; kryeni kontrolle të rregullta të dëgjimit, përdorni mbrojtje si tapa për veshët, kontrolloni volumin e pajisjeve dhe përdorni kufje të përshtatura për veshët tuaj.

Po aq e rëndësishme është të njihni shenjat e hershme të humbjes së dëgjimit, të cilat shpesh janë të lehta për t’u anashkaluar. Si me shumicën e problemeve shëndetësore, zbulimi i hershëm mund të çojë në trajtim më efektiv. “Është normale të mos dëgjojmë herë pas here, por nëse kjo ndodh shpesh, mund të jetë shenjë paralajmëruese. Zakonisht shprehet me ‘Më fal, çfarë the?’ dhe shpesh fajësohet mungesa e vëmendjes, por mund të tregojë mungesë qartësie në dëgjim,” thotë Dr. Rachel Artsma.

Në vende të mbushura me njerëz, bëhet e vështirë të dalloni zërat. “Edhe pse dëgjoni zhurmë, e keni të vështirë të kuptoni fjalët,” shpjegon ajo. Kjo është shumë e zakonshme dhe shpesh vihet re nga të tjerët para se ta vini re vetë. Shprehje si “të gjithë po flasin shumë qetë” mund të tregojnë humbje të tingujve të lartë, të rëndësishëm për qartësinë e të folurit. Pa shenja vizuale si lëvizjet e buzëve, fjalët duken më pak të qarta. Bisedat kërkojnë më shumë përpjekje dhe mund të ndiheni të lodhur pas tyre. Shmangia e takimeve ose bisedave në grup mund të ndodhë sepse ndjekja e tyre bëhet shumë e vështirë.