Health & Beauty

A dëgjon foshnja juaj në bark ? Përgjigjja do t’ju befasojë!

Ne e dimë që veshi i brendshëm i njeriut, e ashtuquajtura Cochlea ka arritur që në javën e njëzetë të shtatzënisë madhësinë e të rriturit. Në këtë moshë të hershme, organ i të dëgjuarit është pjesërisht i aftë për të funksionuar. Në javën e 36-40 të shtatzënisë është pjekur tërësisht, qelizat e të dëgjuarit reagojnë nga ana elektrofiziologjike si tek njeriu i rritur (Leibermann). Me këtë formim shumë të hershëm të veshit të brendshëm, natyra shmang atë që nëpërmjet një rritjeje të organit të të dëgjuarit, gjatë viteve të para të jetës, perceptimi akustik të ndryshojë vazhdimisht. Që në fillim të këtij shekulli janë bërë përpjekje, pjesërisht edhe me metoda të rrepta, për të gjetur nëse fëmija i palindur dëgjon apo jo.

Një renditje eksperimentale ishte kjo; të ulje një grua shtatzënë brenda një vaske, ta gjuaje vaskën me çekiç dhe të ndiqje me vëmendje nëse zhurma shkaktonte lëvizje të fëmijës apo jo. Të tjerë vinin instrumente muzikale, më e preferuara ishte trumbeta, në barkun e gruas shtatzënë dhe ruanin me vëmendje reagimet motorike të fëmijës ndaj toneve dhe melodive. Me ndihmën e regjistrimit të frekuencave të zemrës dhe me elektroencefalogram u vërtetua që fëmija i palindur reagon rregullisht ndaj ngacmimeve akustike me një ndryshim të frekuencës së zemrës dhe të aktivitetit të trurit.

A është në gjendje fëmija i palindur të bëjë dallime ndërmjet zhurmave, toneve dhe tingujve? Ekzistojnë ekspertë dhe amatorë që iu japin një rëndësi të madhe përvojave të paralindjes. Ndërkohë që zhurmat e mëdha bëjnë që të rriten frekuencat e rrahjes së zemrës dhe fëmija i palindur të lëvizë gjithnjë e më tepër, zëri i njeriut ose muzika çojnë drejt një reduktimi të rrahjes së frekuencave të zemrës dhe drejt qetësimit të motorikës.

Me sa duket, fëmija i palindur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj zërave të njohur dhe të panjohur. Fëmija i porsalindur mund të bëjë dallime ndërmjet zërit të nënës dhe atij të personave të huaj. Fëmija i porsalindur është pre e nivelit të zhurmave të vazhdueshme nga 60-80 decibel, që i përgjigjet, përafërsisht, volumit të një zëri mesatar në një bisedë. Ky nivel zhurme shkaktohet nga shumë zhurma të lëvizjes së gjakut në enët e mitrës dhe atyre të trupit si dhe zhurmave gurgulluese të zorrës së nënës. Një kufizim tjetër qenësor qëndron në atë që zëri njerëzor, tingujt dhe zhurmat në rrugën e tyre drejt fëmijës duhet të shkojnë tej e tej murit të barkut të nënës, mitrës dhe lëngut të placentës dhe gjatë kësaj kohe të filtrohen shumë.