Ditën e sotme, vendi ynë është nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të mëngjesit dhe më pas me reshje të herëpashershme të shiut që prekin pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë ditës e veçanërisht në drekë, përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet janë në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era fryn e lehtë, me drejtim juglindje-veriperëndim, si dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e sidomos atë jugperëndimore, kryesisht në orët e mesditës e në zonat luginore, era fiton shpejtësi 16 m/s. Deti është me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat variojnë 9-26 gradë Celsius.