Aktualitet

Si është parashikimi i motit për sot?

Moti në vendin tonë ditën e sotme, e hënë 10 nëntor vijon i paqëndrueshëm në të gjithë territorin, me reshje shiu që variojnë nga mesatare deri në të dendura.

Temperaturat nuk kanë luhatje të ndjeshme, duke mbetur në shifrat deri në 17 gradë Celsius gjatë mesditës dhe gjatë natës, 10 gradë mesatarisht.

Era po ashtu është me shpejtësi mesatare ndërsa në zonat malore ka edhe shtrëngata.