Lajmet e fundit Lifestyle

Si industria e modës vendos çfarë do të na pëlqejë nesër!

Shumë trende nuk bëhen të famshme sepse njerëzit i adhurojnë që në momentin e parë. Në shumicën e rasteve, ato fillojnë të pëlqehen sepse i shohim vazhdimisht.

Psikologët e quajnë këtë “Mere Exposure Effect”, ose efekti i ekspozimit të përsëritur, ideja se sa më shpesh të shohim diçka, aq më familjare dhe tërheqëse na duket me kalimin e kohës.

Dhe moda e përdor këtë mekanizëm vazhdimisht. Pasarelat, fushatat reklamuese, personazhet e famshëm, Instagrami, Pinterest-i dhe influencerët luajnë një rol të madh në mënyrën se si krijohen trendet.

Shpesh, një stil apo veshje në fillim mund të duket e çuditshme. Më pas nis të tërheqë vëmendje dhe, pas një kohe, kthehet në diçka që të gjithë duan ta provojnë.

Në fund, shumë nga ato që ne i quajmë “shije personale” ndikohen më shumë nga ekspozimi i vazhdueshëm sesa mendojmë. Dhe pikërisht kjo është një nga gjërat më interesante në botën e modës.