Pinterest-i dhe Instagram-i kanë qenë prej kohësh “burimet” kryesore për frymëzim në dizajnin e brendshëm, por tani personat më me ndikim po përdorin gjithnjë e më shumë edhe TikTok-un për të ndarë ide dhe trende që tërheqin vëmendjen dhe bëhen virale. Olive Wakefield ka bërë një kërkim për temat më të kërkuara dhe trendet më të klikuara në këtë platformë.

HostingCore
Kur mendon se nuk ka më çfarë të shpiket për dekorimin e tavolinës, interneti të surprizon me trendin #HostingCore. Ky stil bazohet në idenë “më shumë është më mirë”, mendoje tavolinën si një instalacion arti. Në qendër janë ëmbëlsirat madhështore siç është tarta gjigante me manaferra nga grupi londinez Tables, qirinj të vendosur në mënyrë dramatike, skulptura me gjalpë “Herrlich Dining”, kulla me karkaleca deti nga mbretëresha e kuzhinës surrealiste, Laila Gohar dhe male me patate të skuqura në pjata argjendi “Le Supper Club style”. Nëse arrin të vendosësh një temë të caktuar për darkën, akoma më mirë. Frymëzohu nga fletët prej ari të linjës së re të Alighieri-t ose nga qirinjtë e çuditshëm të Fourth Street për të krijuar një tavolinë që bëhet vetë temë bisede.

Mocha Mousse
Algoritmi ka folur, viti 2025 duket po aq i ëmbël sa çokollata. Mocha Mousse është zyrtarisht Ngjyra e Vitit sipas Pantone dhe ndonëse disa mund të mendojnë se ngjyrat kafe duhet të mbeten në vitet ’90, ka plot mënyra të sofistikuara për ta rikthyer këtë trend në një version më tokësor sesa i rëndë. Shtëpia në Brooklyn e Paloma Elsesser është një shembull elegant i këtij stili, ku përzihen dizajnerë nga Milano dhe pjesë origjinale nga vitet ’70, duke krijuar një atmosferë me nuanca kafeje plot finesë. Për një fillim të stiluar, investo në mobilje me dru burl me motive të lakuara, copë mohair në ngjyrë mocha dhe panele muri.

Dopamine Decor
Pas një vere me nuanca jeshile “Brat-girl” (falë Charli XCX), ngjyrat e ndezura dhe radioaktive nuk po shkojnë askund. Dopamine decor është një stil që ngre humorin, tërheq vëmendjen dhe sjell energji të re në çdo hapësirë, një dizajn i brendshëm që na nevojitet të gjithëve. Për frymëzim, merr shembull nga projekti më i fundit i dizajneres Rachel Chudley në Londër: një ‘chaise longue’ në ngjyrë rozë çamçakëzi, vija pikture në acid të verdhë që vallëzojnë nëpër mure, dhe dhoma të rehatshme të mbuluara me printe psikodelike.

Vintage Revival
Me shumë gjasë të ka ndodhur të kesh rifreskuar stilin tënd duke “blerë” rroba për garderobën personale, por a ke provuar ndonjëherë të bësh të njëjtën gjë me shtëpinë tënde? TikTok po shpërthen nga idetë kreative se si të risjellësh në jetë objektet që tashmë i ke, si dhe këshilla të paçmueshme për të gjetur pjesë vintage apo të përdorura me stil. Është një qasje më e ndërgjegjshme për të ndryshuar ambientin, duke ruajtur një lidhje me të vjetrën dhe duke përqafuar trendet vintage në mënyrë autentike.

Sunken Sofas
Jo, nuk të bëjnë sytë, divanet “e futura” në dysheme një trend ikonë i viteve ’70 është rikthyer fuqishëm. Hashtagu #ConversationPits po bëhet viral, falë një tendence që i jep përparësi hapësirave të ngrohta dhe intime për biseda, larg qendrimit tradicional përreth televizorit. Fatmirësisht, ky trend nuk kërkon domosdoshmërisht tapete dhe ngjyra portokalli. Për një qasje më moderne, zgjidh tonet neutrale dhe materialet natyrale që e bëjnë ambientin të ndihet më shumë si një hapësirë Zen sesa një dhomë e zhurmshme.

Eclectichic
Ky trend ka të bëjë me stilin e përzier dhe të pastruar nga çdo rregull, mendohu si një shtresë pas shtrese referencash: një shpërthim ngjyrash, printesh dhe lëvizjesh dizajni që, në pamje të parë, nuk do të funksiononin së bashku, por ndodhin që të krijojnë një harmoni të papritur. Kjo alkimia duket më së miri në shtëpinë e stilistes Lucy Williams, një përzierje e influencave të saj të preferuara dhe frytet e viteve të mbledhjes së sendeve të veçanta. Dizajnerët e brendshëm si Meta Coleman dhe Beata Heuman ishin ndër pionierët e këtij stili; madje, ky trend ka tërhequr edhe vëmendjen e influencerëve të modës, të cilët deri tani ishin më të prirur ndaj dizajneve më minimale. Një shembull i shkëlqyer është rinovimi i fundit i banjës nga Accidental Influencer Molly Blutstein, me tapet folk dhe detaje Art Deco.

Pantry Organization
Dollapi i kuzhinës ka marrë rolin e dollapit të lëvizshëm tani, ose të paktën kështu sugjeron hashtagu që po rritet çdo ditë. Në vend që të frymëzohet nga pozicionimi perfekt i Jimmy Choos-eve, interneti po shfrenon për karafë të ngjyrosur, kavanoza Kilner me etiketa dhe “zona” ushqimore të organizuara. Për ata që nuk janë të njohur me këtë trend, ishin “perfeksionistët” të The Home Edit që filluan këtë obsesion me organizimin mikro. Për një qasje më relaksuese ndaj ruajtjes së ushqimeve, ndiqni shembujt e dizajneve Berdoulat, ku dollapi i kuzhinës i shëtitshëm, nga dyshemeja në tavan, është një ëndërr kuzhine.