Lifestyle Love & Sex

Si intimiteti ndryshon trupin dhe shpirtin?

Seksi nuk është vetëm kënaqësi, ai ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin fizik dhe emocional.

Studimet tregojnë se çiftet që kanë marrëdhënie seksuale të shpeshta përjetojnë nivele më të ulëta të stresit, presion të gjakut dhe depresionit (Brody, 2010).

Por seksi nuk është vetëm akt fizik, është një formë lidhjeje që rrit afërsinë dhe besimin.

Romanca dhe vëmendja e përditshme, si prekjet, përqafimet apo fjalët e ëmbla, çlirojnë oksitocinën, hormonin e dashurisë. Ky hormon i bën njerëzit më të lidhur emocionalisht dhe ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme.

Këshilla për një marrëdhënie të shëndetshme:

-Komunikoni hapur për dëshirat dhe kufijtë tuaj.

-Krijoni momente intime pa shpërqendrime.

-Shprehni falenderim dhe mirënjohje çdo ditë, edhe për gjërat më të vogla.

Seksi dhe romanca nuk janë luks; janë pjesë e natyrshme e mirëqenies dhe lumturisë njerëzore. Kur intimiteti ushqehet me kujdes, marrëdhënia bëhet një burim force dhe stabiliteti.