Muajt e dimrit mund të jenë sfidues për kopshtin dhe bimët, ndaj atyre u nevojitet mbrojtje shtesë për të mbijetuar sigurt të ftohtin. Temperaturat e ulëta, ngricat dhe era mund t’i dëmtojnë edhe llojet më rezistente, prandaj përgatitja e kopshtit me kohë është thelbësore. Për këtë arsye, ekspertët kanë zbuluar një truk që mund të duket i çuditshëm, por që mund të jetë shumë i dobishëm për ata që kultivojnë perime.
Mbrojtja e bimëve nga dëmtuesit është një nga aspektet më sfiduese të kopshtarisë, sepse është diçka që nuk mund ta kontrolloni plotësisht. Megjithatë, ekzistojnë mënyra për t’i larguar “vizitorët e padëshiruar” nga parcelat tuaja dhe kjo metodë e thjeshtë përfshin përdorimin e pirunëve plastikë. Vendosja e pirunëve plastikë në tokën e kopshtit mund të ndihmojë në pengimin e dëmtuesve, përfshirë minjtë, ketrat, lepujt dhe dhelprat, që të hyjnë dhe të shkatërrojnë të mbjellat gjatë dimrit.
Sipas Ideal Home, ky mjet plastik krijon një barrierë fizike rreth bimëve, duke e bërë sipërfaqen të pakëndshme për disa dëmtues, të cilët më pas shmangin atë zonë. “Dëmtuesit e butë, si kërmijtë, i pengon sipërfaqja e mprehtë që krijohet kur pirunët ngulen në tokë. Që pirunët të jenë plotësisht efektivë kundër dëmtuesve të vegjël, duhet të vendosen dendur pranë njëri-tjetrit, duke krijuar një barrierë fizike të vështirë për t’u kaluar. Pirunët duhet të vendosen rreth 5 centimetra larg njëri-tjetrit dhe të përdoren për të rrethuar bimët veçanërisht të ndjeshme, si fidanët e rinj, të cilët kërmijtë mund t’i shkatërrojnë sapo t’i gjejnë”, shpjegon Lucy Bradley, eksperte për kopshte dhe sera në kompaninë Easy Garden Irrigation.
Kopshtarët që kërkojnë mënyra të sigurta dhe të shëndetshme për të mbrojtur bimët nga insektet, mund të gjejnë një zgjidhje të thjeshtë në frigoriferin e tyre: qumështin. Ky produkt i zakonshëm është treguar si një pesticid natyral, i cili jo vetëm mbron lulet dhe perimet, por edhe i ushqen ato, duke forcuar imunitetin e bimëve.