Shpesh nënvlerësojmë fuqinë që ka ambienti ynë mbi mënyrën se si ndihemi, mendojmë dhe punojmë. Qoftë një hapësirë pune në shtëpi, një dhomë leximi apo këndi i mëngjesit, mënyra si e dizajnojmë dhe e organizojmë ndikon drejtpërdrejt në gjendjen tonë emocionale dhe produktivitetin ditor.
Stili minimalist, ngjyrat e buta dhe elementët natyralë janë bërë të preferuarat e shumë njerëzve që kërkojnë qetësi në ditët plot zhurmë dhe stres. Një ambient i pastër dhe i organizuar ndihmon trurin të fokusohet më mirë, duke reduktuar ankthin dhe shpërqendrimin. Psikologjia e dizajnit e konfirmon këtë:
Ngjyrat si bezhë, e gjelbra e ullirit dhe bluja pastel krijojnë ndjesinë e relaksit dhe sigurisë.

Drita natyrale është gjithashtu një element thelbësor. Të punosh apo të kalosh kohë në një ambient me ndriçim natyral rrit nivelet e serotoninës dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë të rikrijojnë estetikën e ditëve të qeta në shtëpitë apo zyrat e tyre.
Por nuk mjafton vetëm pamja. Aromaterapia, tingujt ambient dhe edhe teksturat e përdorura (si pambuku, liri apo druri i papërpunuar) luajnë rol në mënyrën si ndjehemi në një hapësirë. Në këtë mënyrë, estetika nuk është vetëm për sy është një përvojë për të gjitha shqisat. Krijimi i një ambienti të tillë është një akt dashurie ndaj vetes. Është një mënyrë për të thënë:
Këtu ndihem mirë, këtu e nisim një ditë të bukur.