Gin & Tonic nuk është thjesht një pije freskuese, por edhe një pjesë e historisë së Perandorisë Britanike. Pluhuri i kinës, përdorur për të parandaluar malarian, ishte jetik për shëndetin e ushtarëve dhe zyrtarëve britanikë në kolonitë tropikale, duke i mbajtur ata gjallë dhe të qëndrueshëm në misionet e tyre.

Për shkak të hidhësisë së kinës, zyrtarët britanikë filluan ta përzienin me ujë me gaz dhe sheqer, duke krijuar atë që sot njohim si “tonik”. Në 1858, Erasmus Bond krijoi ujin tonik të parë komercial, ndjekur më pas nga Schweppes me “Indian Quinine Tonic” për britanikët jashtë vendit. Më vonë, një zyrtar kolonial e kombinoi dozën e tij të përditshme të tonikut me një shot gin, duke lindur legjendën e Gin & Tonic.
Madje Winston Churchill njëherë deklaroi: “Gin & Tonic ka shpëtuar më shumë jetë dhe mendje anglezësh sesa të gjithë doktorët e Perandorisë.” Nga ilaç mbrojtës te pije ikonë, Gin & Tonic vazhdon të simbolizojë jo vetëm shijen, por edhe një histori të pasur dhe të paharrueshme.
Rikujtojmë, se analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit. Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance UK” zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer, pra më shumë se një petull me sheqer. Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.
Industria e alkoolit ka përballuar sfida të mëdha ndër vite, nga periudha e ndalimit të alkoolit, luftërat dhe krizat ekonomike por tani po has një vështirësi tjetër; rënien e interesit për konsum nga brezi i ri. Sipas të dhënave të publikuara, aksionet e kompanive më të mëdha të birrës, verës dhe pijeve të forta në botë kanë humbur në total rreth 830 miliardë dollarë në vlerë tregu gjatë katër viteve të fundit. Kjo përfaqëson një rënie prej 46% krahasuar me kulmin e arritur në qershor 2021.