Moda po rikthehet në një fazë më të butë, më romantike dhe më të natyrshme. Pas viteve të dominimit të stileve streetwear, athleisure dhe formave të gjera, tani po shohim një rikthim drejt elegancës së butë të inspiruar nga vitet ’90 dhe fillimi i viteve 2000. Trendi që po bëhet viral në TikTok, Pinterest dhe rrjetet e fashion influencer-ave quhet “Layers of Light”, kombinimi i shtresave të lehta, transparente dhe harmonike, që krijojnë lëvizje, rrjedhshmëri dhe feminitet.
Ky stil karakterizohet nga materiale të hollë, si mëndafshi, tul, organza, viskozë dhe pambuk i butë, të cilat mbivendosen në mënyrë të shkujdesur, duke krijuar një efekt delikat dhe sensual, pa rënë në vulgari. Është një estetikë që luan shumë me dritën: veshja lëviz, reflekton butë dhe ndonjëherë edhe tregon bardhësinë e lëkurës në mënyrë shumë të natyrshme dhe artistike.

Ngjyrat kryesore të trendit janë krem, vanilje, rozë e lehtë, blu e mjegullt, gri e qumështit, khaki e butë dhe natyrisht e bardha. Të gjitha këto ngjyra janë zgjedhur për të evokuar qetësi, pastërti dhe një lloj elegance që nuk ka nevojë për zhurmë. Në qytetet si Milano, Paris dhe Kopenhagen, këto veshje janë parë shumë në javët e modës, të kombinuara me sandale minimale, shalle të lehtë dhe çanta të vogla strukturore.
Një element kyç i trendit është mekanizmi psikologjik pas tij. Pas një periudhe të gjatë pasigurie globale, njerëzit po kërkojnë rehati, ngrohtësi dhe rikthim tek estetika që i bën të ndihen të qetë. Ndër yjet që e kanë përqafuar këtë trend janë Zendaya, Lily-Rose Depp, Kaia Gerber dhe Zoe Kravitz, të cilat shpesh shfaqen me fustane me shtresa të lehta, të kombinuara me makeup shumë minimal dhe flokë natyralë.
Si ta aplikoni në jetën e përditshme?
- Zgjidhni një fustan të lehtë me 2–3 shtresa të transparencave.
- Kombinojeni me çizme të ulëta ose sandale të thjeshta.
- Përdorni bizhuteri të vogla floriri, jo shumë të dukshme.
- Lëreni flokun natyral, pak valëzim ose i kapur lirshëm.
- Makeupi soft-glow: lëkurë me shkëlqim natyral, buzë nude dhe vetulla të krehura.