Sa herë që duam të gatuajmë nuk jemi kurrë të sigurtë nëse vaji është ngrohur mjaftueshëm. Siç e dini, përpara se të vendosim ushqimin në tigan, ne duhet paraprakisht të vendosim vajin, e ta lëmë të ngrohet paksa. Por, edhe nëse e bëjmë këtë, përsëri vaji ndodh që të na spërkatet. Megjithatë, ekziston një truk që mund t’ju ndihmojë se si ta dini nëse vaji është ngrohur mjaftueshëm për gatim. Sipas një vlogeri të gatimit të ushqimeve, gjithçka që ju duhet është një lug druri për gatim. Vendoseni lugën në vaj dhe nëse shihni formimin e flluskave të vajit tek maja e lugës, do të thotë që është ngrohur mjaftueshëm dhe mund të vendosni ushqimin.
Vajrat që përdorni në gatim kanë kalori dhe disa prej tyre nuk duhen ngrohur shumë. Nëse vaji bën tym, kjo do të thotë që ka filluar të oksidojë dhe që bëhet kanceroz, tërheq vërejtjen Dr. Mehmet Oz dhe shton që me atë rast krijon një sërë bashkimesh të dëmshme. Prandaj, patjetër duhet të mësoni se cilat vajra t’i zgjidhni për gatimin e ushqimeve të preferuara. Për zierje gjithmonë zgjidhni vaj me pikën e lartë të tymosjes. Pika e tymosjes varet nga lloji i vajit. Vaji i arrave, për shembull, fillon të tymosë sapo arrin temperaturën mbi 160 gradë celsius, ndërsa vaji i farave të rrushit i qëndron shkëlqyeshëm madje deri në 260 gradë celsius.
Vaji i ullirit njihet si eliksiri i jetëgjatësisë prej përbërësve me antioksidantë dhe vitamina. Ndaj përdorimi i përditshëm është esencial për një dietë të shëndetshme. Nëse pi një lugë vajë ulliri çdo mëngjes esëll përfitimet që ka trupi janë të shumta, por për këtë teori ka edhe disa kontradikta ndaj duhet treguar kujdes me sasinë. Vaji i ullirit përmban 62% acide dhjamore: Oleic acid, linoleic acid, palmitic acid dhe stearic acid. Ai është i pasur në antioksidantë, viatminë E, phytosterol dhe proviatminë A.