Lifestyle

Si të jeni mbështetje reale për një mikeshë në kohë të vështira?

Në momente të vështira, një mikeshë ka nevojë për praninë tonë më shumë se kurrë – edhe nëse nuk dimë saktësisht çfarë të themi. Frika për të thënë diçka të gabuar mund të na bëjë të tërhiqemi, por mbështetja emocionale, qoftë edhe në formën e një dëgjimi të heshtur, ka një ndikim të jashtëzakonshëm.

Sipas PsychologyNow.gr, këto janë pesë mënyra të thjeshta, por efektive, për të ndihmuar shëndetin mendor të një mikeshe që po kalon një periudhë të vështirë:

Jepi hapësirë për të shprehur ndjenjat

Thjesht dëgjo. Mos ndërhy dhe mos nxito të japësh zgjidhje.

Dëgjimi i vërtetë pa gjykim është një formë e fuqishme mbështetjeje. Nëse ajo të beson mjaftueshëm për të ndarë dhimbjen e saj, jepi kohë dhe hapësirë për të folur.

Lër këshillat mënjanë, për tani

Këshillat e pa kërkuara shpesh duken si kritika të fshehura. Ajo ka nevojë të ndihet e dëgjuar, jo e udhëzuar.

Vetë praninë tënde e ndjen si mbështetje – kjo është më shumë se mjaftueshëm.

Mos e krahaso me përvojën tënde

Shmang tundimin për të thënë: “Edhe mua më ka ndodhur…” – sepse ajo mund të mos jetë gati të dëgjojë histori të ngjashme. Tregimi i përvojave personale mund të ketë qëllime të mira, por jo gjithmonë përkthehet në ndihmë të drejtpërdrejtë.

Evito kritikat, përqendrohu te kuptimi

Bëj pyetje të kujdesshme dhe tregohu i hapur, pa gjykim. Ndonjëherë mikja jote mund të mos e kuptojë se ka bërë një zgjedhje të gabuar – por kjo nuk është koha për ta vënë në dukje. Qëndrimi kritik vetëm sa e largon.

Jep një sugjerim të thjeshtë, kur kërkohet

Nëse ajo të kërkon ndihmë konkrete dhe nuk di çfarë të thuash, ofro një alternativë të qartë dhe të matur. Mund të thuash:

Ndoshta do të ishte mirë të flisje me një specialist.

Këshilla e një profesionisti mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet.

Në fund të ditës, nuk është nevoja të zgjidhësh problemet e mikeshës tënde – mjafton të jesh aty.

Ngrohtësia, pranimi dhe dëgjimi aktiv janë dhuratat më të mira që mund t’i japësh në një periudhë të vështirë.