Sipas informacionit të publikuar nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Tiranë, si dhe zyra qendrore e OBSH-së, metapneumovirusi njerëzor (hMPV) po vazhdon të shfaqë një ndikim në shëndetin respirator.
Ky virus, i njohur për shkak të shkaqeve të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga studiues hollandezë dhe ka një përhapje sezonale, duke u rritur gjatë muajve të dimrit dhe pranverës së hershme.
Përhapja dhe mënyra e transmetimit
Metapneumovirusi përhapet kryesisht përmes “pikave” që prodhohen gjatë kollitjes dhe teshtitjes, si dhe përmes kontaktit të ngushtë fizik, për shembull, puthjes, shtrëngimit të duarve dhe prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara që mund të çojnë në infeksion kur preken fytyra, goja, syri ose hunda.
Simptomat dhe grupe të rrezikuara
Shumica e rasteve me hMPV janë të lehta dhe paraqiten me simptoma të ngjashme me ato të një grupe të zakonshme: kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllimë gjatë frymëmarrjes.
Sidoqoftë, individët më të rrezikuar janë fëmijët, të moshuarit, ata që kanë imunitet të dobësuar dhe personat që vuajnë nga sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema. Në raste më të rënda, infeksioni mund të çojë në bronkit ose pneumoni.
Parandalimi dhe mbrojtja nga virusi
Ekspertët rekomandojnë disa masa të thjeshta për të parandaluar përhapjen e hMPV:
– Qëndrimi në shtëpi kur ndiheni të sëmurë.
– Përdorimi i maskave në ambientet me shumë njerëz.
– Mbulojeni kollën dhe teshtitjen me një pecetë ose bërryl të përthyer.
– Lani duart shpesh me ujë dhe sapun dhe shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
– Ndiqni këshillat mjekësore dhe sigurohuni që të merrni vaksinat e rekomanduara për parandalimin e sëmundjeve të tjera.
Çfarë duhet të dimë për trajtimin?
Aktualisht, nuk ka një trajtim specifik apo vaksinë të disponueshme për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik, ku përdorimi i medikamenteve pa recetë mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Për individët me kollë të rëndë dhe fishkëllimë, mund të rekomandohen inhalatorë për të lehtësuar frymëmarrjen.
Situata aktuale globale
Sipas raportit të datës 2 janar 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) ka pësuar një rritje të pritshme për periudhën dimërore. Megjithatë, aktiviteti i gripit këtë vit është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, duke treguar një ndryshim në modelet sezonalë të përhapjes së sëmundjeve respiratore.
Kjo situatë ka nxitur një vëmendje të shtuar nga autoritetet shëndetësore globale për të monitoruar dhe përballuar këtë rrezik të mundshëm.