Botë e Çuditshme

Sikur të mos mjaftonte gjithçka tjetër, studiuesit në Siberi rikthejnë në jetë krimbat e ngrirë prej dhjetëra mijëra vitesh?

Një zbulim që ka mahnitur botën shkencore vjen nga Siberia, ku shkencëtarët rusë kanë identifikuar rreth 300 krimba të ngrirë, të ruajtur në ngricat e përjetshme për dhjetëra mijëra vjet.

Ajo që i ka habitur studiuesit është fakti se dy prej këtyre krimbave arritën të rikthehen në jetë pasi u shkrinë me kujdes në laborator.

Sipas ekspertëve, njëri prej tyre ka qëndruar i ngrirë për rreth 32,000 vjet, ndërsa tjetri për afro 41,700 vjet. Pas procesit të shkrirjes, të dy krimbat nisën të lëviznin dhe të ushqeheshin, si të ishin zgjuar nga një gjumë i gjatë.

Ky fenomen përbën një nga dëshmitë më të jashtëzakonshme të mbijetesës së organizmave në kushte ekstreme dhe ka ndezur diskutimet mes shkencëtarëve për mundësinë e ekzistencës së formave të ngjashme të jetës në planetë të tjerë ose në mjedise të ftohta si ato të Marsit apo Hënës së Saturnit, Enceladus.

Ky zbulim pritet të hapë rrugë për kërkime të reja mbi biologjinë e ngricave të përjetshme dhe mundësinë e ruajtjes së jetës në kushte të pamundura për mbijetesë.