Tech Top Tech - News

Sistemi i ri që e bën iPad-in tuaj të duket si MacBook…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

iPadOS 26

Pamja e re? Liquid Glass – gjithçka duket sikur ka dalë nga filmi “Blade Runner”. Ikonat lëvizin, ngjyrat ndryshojnë me dritën, edhe kontrolli i volumit duket më inteligjent se kolegu yt.
Pjesa më “wow”? Një sistem window që më në fund ta bën iPad-in të duket si Macbook. Rregullon, zvogëlon, rrotullon, i bën çfarë të duash dritares në ekran. Stage Manager + Exposé + multitasking që s’ta pranon më as MacBook-u që je kthyer prapë te iPadi.
Apple Intelligence? Përkthen në FaceTime, mesazhe e telefonata si shoqja më e zgjuar e klasës. Gjeneron emoji, piktura, dhe madje kontrollon dhe tekstin tënd.
Files app tani është aq i fuqishëm sa mund të konkurrojë me Finder-in. Drag folderat në Dock, personalizoji me emoji.
Preview më në fund në iPad! Ndrysho PDF, nënshkruaj, shkarravit si artist i pashpresë me Apple Pencil. Dhe regjistrimet audio janë me cilësi si në studio. Background Tasks? Kontroll total mbi gjithçka që s’do të presësh.
Messages me sfondët custom dhe Apple Cash. Kalkulatori me grafikë 3D (po, më në fund!). Journal app si ditar emocional me GPS. Dhe po – mund të bësh thirrje nga iPad-i. Sepse pse jo?