Një trend i ri po përhapet në qytetet e mëdha dhe tashmë ka filluar të shfaqet edhe në komunitetet online: të ashtuquajturat “Skin Cycling Social Nights”. Në vend të daljes në club, darkave të zhurmshme apo takimeve të lodhshme pas pune, vajzat po mblidhen në shtëpitë e njëra-tjetrës për të bërë rutina të kujdesit të lëkurës së bashku. Trendi është si një kombinim i self-care, socializimit të qetë dhe terapisë emocionale.
Pjesëmarrëset sjellin produktet e tyre, recetat natyrale, maskat, hidratuesit dhe bashkë krijojnë një atmosferë relaksuese me muzike lo-fi, qirinj neutralë dhe biseda të ngadalta. Ky fenomen është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj ritmit të shpejtë dhe kulturës së konsumit që kërkon pamje perfekte. “Skin Cycling Social” nuk ka të bëjë me bukurinë në vetvete, por me momentin e përbashkët të qetësisë.

Këto takime janë bërë një mënyrë për të forcuar miqësitë, për të shkarkuar biseda që s’kapse shkruhen në mesazhe dhe për të ngadalësuar mendjen e lodhur nga rrjetet sociale. Psikologët e përshkruajnë këtë trend si rikthim tek intimiteti social. Njerëzit duan të lidhen në mënyrë të butë, pa zhurmë, pa performancë, pa presion.
Vajzat që e praktikojnë këtë ritual thonë se është si të marrësh frymë më lirshëm. Nuk ka ndjesi gare, nuk ka krahasim, vetëm praninë e njëra-tjetrës. Në një epokë me marrëdhënie të shpejta dhe të cekta, të kesh dikë që të thotë “ulu, pi një çaj, le të kujdesemi për veten bashkë” është luks emocional.