Një përmbledhje e studimeve të botuara në “Personality and Social Psychology Bulletin” tregon se marrëdhëniet romantike të qëndrueshme kanë një ndikim të madh në shëndetin mendor dhe fizik të individëve.
Personat që jetojnë në marrëdhënie të përkushtuara raportojnë më pak simptoma të depresionit dhe ankthit krahasuar me ata që janë beqarë ose në marrëdhënie të paqëndrueshme.
Hulumtimet tregojnë se njerëzit në marrëdhënie të shëndetshme kanë presion gjaku më të ulët, nivele më të ulëta të kortizolit (hormoni i stresit) dhe funksion kardiovaskular më të mirë.
Një studim i botuar në “PubMe” zbuloi se mbështetja emocionale nga partneri mund të ndikojë në përgjigjen imunologjike të trupit dhe të zvogëlojë inflamacionin kronik.
Studiuesit theksojnë gjithashtu se cilësia e marrëdhënies ka rëndësi më të madhe se sa thjesht fakti i të qenit në një lidhje.
Marrëdhëniet konfliktuale ose abuzive mund të kenë efekt të kundërt, duke rritur stresin dhe duke minuar mirëqenien psikologjike.
Ky fakt nënvizon rëndësinë e intimitetit emocional dhe komunikimit të shëndetshëm si faktor kyç për shëndetin mendor.