Celebrities Gossip Showbiz

Sofia Vergara dhe Lewis Hamilton në një romancë?!

Aktorja e famshme Sofia Vergara dhe kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton, janë kapur nga paparacët pas një dreke të kaluar së bashku, ku në sytë e atyre që i panë janë dukur me plotë shkëndija romanticiteti. Ata dukeshin shumë flirtues me njëri-tjetrin. Sofia dhe Lewis u ulën pranë njëri-tjetrit në një tavolinë pranë dritares dhe njerëzit që ishin aty thonë se Sofia ishte aq e përfshirë në bisedë saqë mezi e preku ushqimin e saj. Sofia sapo ka finalizuar divorcin me Joe Manganiello.

Rikujtojmë se Vergara ka zbuluar së fundmi se i frikësohej shfaqjes së celulitit kur xhiroi skenën e saj të parë seksuale në moshën 50-vjeçare për dramën e Netflix, “Griselda”. Aktorja dhe sipërmarrësja e cila pozoi nudo për të promovuar gamën e saj të kafesë së fundmi, tha se filmimi i skenës së dashurisë e mbajti atë natë zgjuar pasi shqetësohej se do të dukej ‘e tmerrshme’.

‘Unë jam 50-vjeçe! Domethënë, kur isha 30 vjeçe, nuk do të isha shqetësuar. Mendoj se isha e shqetësuar se do të dukesha e tmerrshme”-tha ajo për lojën e dhomës së gjumit me bashkë yllin Alberto Guerra, i cili luante bashkëshortin e Griseldës, Dario Sepulveda. “Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë një skenë seksi,”-shpjegoi aktorja. Gjatë 11 sezoneve të Modern Family, aktorja tha: “Me Jay, nuk bëra asgjë”-duke iu referuar personazhit të luajtur nga bashkë-ylli i tij Ed O’Neill, 78 vjeç. Sofia tha se ishte e kënaqur me produktin përfundimtar.

Doli mirë. Është vërtet errësirë dhe Andy (Andrés Baiz), regjisori, është shumë artistik dhe më bëri të ndihem super rehat.