Tech Top Tech - News

Sony FX2, jo thjesht një kamera, por një ‘investim’ i duhur…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Sony FX2 – Kamera që të thotë: “Qetësohu, unë e bëj kinemanë vetë!”

Sony sapo ka hedhur në treg FX2-in, që ndoshta s’është thjesht kamer. Plot 33 megapiksel, 4K nga 7K (pra si të thuash: “e bëra 4K, po me luks”), 60fps për slow motion që i bën qentë duke vrapuar të duken si kuaj epikë në trailer filmi.

Por çfarë ka kjo që s’e kishin të tjerat? Një AI që di më mirë se ti ç’po xhiron. E njeh fytyrën tënde, sytë, macen, zogun, makinën… mbase edhe borxhet e tua. Me “auto framing” që të ndjek si ish-i yt pas ndarjes, dhe stabilizim që s’të tundet as kamera e as jeta.

Ndërkohë, mund të shkrepësh foto ndërkohë që xhiron, ose shkrepësh video ndërkohë që merr frymë. Ka një viewfinder që është tiltable, ekran me menu si tek kamerat në Hollywood, dhe një dizajn që është i hollë por me zemër të madhe.

Sony FX2: për ata që duan një kamer që mendon, sheh, mban mend dhe… të kupton më mirë se familja jote.