Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.
Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Një urim special nga Aurela Gaçe për dëgjuesit e TAR.
Përshëndetje dëgjues te Top Albania Radio-s dhe dua t’ju jap një urim nga zemra ime. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Sot më shumë se kurrë e kuptoj se sa i rëndësishëm është shëndeti, sepse jam mama dhe mamatë e kanë shumë të rëndësishëm shëndetin. Ju uroj të gjithëve të keni shëndet në familjet tuaja.