Celebrities Top 100 Songs of the Year

Urim special nga Besnik Qaka i “NRG Band” për dëgjuesit e TAR!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Një urim special nga Besnik Qaka i “NRG Band” për dëgjuesit e TAR.

Gëzuar festat, paçi shëndetin, suksesin dhe gjitha të mirat, ndërsa ju po dëgjoni Top Albania Radio.