Rajoni

Sot përfundon masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës/Ja çfarë pritet!

Politika në Kosovë po numëron orët e fundit nga përfundimi i afatit të masës së përkohshme, të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Hedhja në mënyrë të ndarë në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, nga komunitetet pakicë, u bë shkas, që më 5 shtator, organi kushtetues të vendoste atë masë duke penguar deputetët të ndërmarrin veprime dhe vendime, si dhe të zhvillonin procedurat për formimin e qeverisë së re të vendit.

Kjo për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese. Lista Serbe dorëzoi një ankimin në Kushtetuese pas vendimit të kreut të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha, pasi ky i fundit e shpalli organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht se ende nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga minoriteti serb.

Në seancën e 30 gushtit, pra të një muaji më parë, kryeparlametari Dimal Basha shpalli konstituimin e Kuvendit, pasi asnjë nga kandidatët nga komuniteti serb nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar, ndërsa më herët, nga minoritetet u zgjodh përfaqësuesja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi.

“Vetëvendosje” këmbëngul se Kuvendi është konstituuar, vendim që kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare. Partia që fitoi zgjedhjet politike të 9 shkurtit e kritikoi njoftimin e Kushtetueses, ndërsa ai subjekt politik ka mandatuar Albin Kurtin për krijimin e qeverisë së re.