Opozita sot zhvillon protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Policia e Shtetit ka një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit të pasdites para Kryeministrisë. Forca të shumta policore do të qëndrojnë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen, me autobotë e gjithashtu gaz lotsjellës nëse ka përplasje me protestues.
Policia iu drejtua me një shkresë PD-së duke i kërkuar përcaktimin e orarit të përfundimit të protestës. Po ashtu, PD-së iu kërkua moslejimi i personave të maskuar, çka do vështirësonte punën për identifikimin e tyre nëse përfshihen në akte dhune apo përplasje me uniformat blu.
Prej mesnate u ndalua parkimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa nga ora 15:00, bllokohet totalisht qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme te sheshi “Nënë Tereza”). Po nga ora 15:00 bëhen të pakalueshme rrugët lidhëse: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” e “Ismail Qemali”.
Nga ora 15:00 bllokohet totalisht qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”).
Gjithashtu, nga ora 15:00 janë të pakalueshme edhe rrugët lidhëse:
Rruga “Ukraina e Lirë”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga “Ismail Qemali”