Aktualitet

SPAK në aksion për abuzimin me tenderat; prangosen 9, mes tyre ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme

Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohen 8 persona dhe një në arrest shtëpie, mes tyre një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderat, është ndaluar Ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, e cila ishte në detyrë deri rreth 1 javë më parë.

Disa tendera të dyshimte nga Agjencia e Përqendruar në Ministrinë e Brendshme. Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit ka lëshuar 8 urdhër-arreste dhe një ‘arrest shtëpie’.

Tenderi është mbajtur gjatë vitit 2020 dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO).

Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga opozita dhe u bë kallëzim në 2020.

9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët që janë hetuar nga SPAK në tenderin uniformave të policisë janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Edlira Naqellari 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.