Një autobus me udhëtarë u përplas me një nga shtyllat e mbikalimit të një daljeje nga autostrada në një rrugë dytësore në Aviles. Deri më tani, shërbimi i emergjencave të Asturias konfirmoi 6 viktima dhe 16 të plagosur. Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencave, garda civile dhe policia, që menaxhuan edhe trafikun në zonë. Autobusi, u përplas aq fort sa u dëmtua deri në rreshtin e tretë të udhëtarëve.