Bota

Spanjë, betohet Kryeministri

Lideri socialist, Pedro Sanchez, sot u betua si Kryeministër, para Mbretit Felipe të Spanjës. Betimi pasoi përpjekjen e suksesshme të tij, përmes mocionit të mosbesimit, që dje çoi në rrëzimin e ish-Kryeministrit Konservator, Mariano Rajoy, pas afro 7 vitesh në pushtet. Votimi erdhi si rezultat i një skandali korrupsioni që përfshinte disa prej figurave të Partisë Popullore të Rajoyt, edhe pse ai vetë, mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.