Bota

Spanjë, bie qeveria konservatore e Rajoy

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u detyrua të lërë detyrën pas një mocioni mosbesimi në parlament. Lideri socialist Pedro Sanchez, që kërkoi mocionin bëhet automatikisht kreu i ri i Qeverisë në Madrid. Rajoy është kryeministri i parë në historinë moderne të spanjës, i cili shkarkohet nga një mocion mosbesimi. Shkak ishte një skandal korrupsioni që përfshiu Partinë Konservatore Popullore që ai drejton.