I ftuar në podcasti-n “Flet” në episodin e kësaj të diele, në Top Channel dhe Top Albania Radio, ka qenë avokati i njohur Spartak Ngjela. Në këtë rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim, ndër të tjera ai u pyet për deklaratat e tij pikante në daljet e ndryshme televizive.
Pjesë nga intervista:
Spartak: Konceptin e të bukurës e dini? Ka estetikë e ka nxjerr estetika, konceptin e të bukurës, çfarë është e bukura edhe ka nxjerrë edhe definicionin. Po e dini nga vjen?
Ilnisa: Nga?
Spartak: Se mos kujtoni se vjen nga natyra.
Ilnisa: Nga vjen?
Spartak: Nga bukuria e gruas.
Ilnisa: Çfarë Don Zhuani!
Spartak: Nga bukuria e gruas vjen dhe transsmetohet në bukurinë e natyrës që të pëlqen natyra. Në qoftë se nuk ka qenë bukuria e gruas atëherë nuk të pëlqen as natyra.
Ilnisa: Po nëse gruaja nuk është e bukur?
Spartak: Ne po flasim për bukurinë e gruas jo për gruan e shëmtuar do të tallesh me mua tani?!