Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor.
I ftuar në podcasti-n e kësaj të diele, në Top Channel dhe Top Albania Radio, ka qenë avokati i njohur Spartak Ngjela. Në këtë rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim, ndër të tjera ai u pyet për deklaratat e tij pikante në daljet e ndryshme televizive.
Mes shumë deklaratave që ai ka shprehur kohëve të shkuara në daljet publike, moderatorja veçoi njërën, e cila është sa e dëmshme psikologjikisht në shoqëri, por edhe aktuale.
Ilnisa Agolli: Është një deklaratë e juaja ku keni thënë: “Femra kur përdhunohet pas një momenti të caktuar përgjatë aktit, fillon dhe ndjen kënaqësi”.
Spartak Ngjela: Jo nuk e kam thënë kështu. Dëgjo me vëmendje; Përdhunim do të thotë vetëm vullnet. Në qoftë se ajo nuk ka dhënë vullnetin “po”-në dhe ti e përdhunon, ajo vjen një moment i caktuar që dhe mund të ndiejë kënaqësi. Por, sa e mbaron shkon dhe denoncon. Sepse kënaqësia është instikt, nuk është logjik. Vullneti është morali, unë e kam nga profesioni.