Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shkruan në Twitter se ka ardhur koha që kreu i opozitës, Lulzim Basha të përgjigjet për akuzat për lobimin. “Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot”, shkroi Spiropali në rrjetin social.