Viti 2025 ka sjellë ndryshime të mëdha në industrinë muzikore, me talente të reja, rritje të platformave streaming dhe një publik që po ndryshon shije më shpejt se kurrë.
Si çdo fundvit, Spotify ka publikuar raportin e shumëpritur “Spotify Wrapped”, që u ofron përdoruesve një pasqyrë të personalizuar mbi muzikën që i ka shoqëruar gjatë vitit.
Ky raport përmbledh artistët më të dëgjuar, këngët kryesore në listat personale dhe numrin e minutave që secili përdorues ka kaluar duke dëgjuar muzikë.
Sipas të dhënave zyrtare të Spotify, artisti më i dëgjuar global i vitit 2025 është shpallur Bad Bunny. Reperi portorikan ka shënuar një tjetër vit historik, duke regjistruar plot 19.8 miliardë dëgjime në mbarë botën, një rekord që e rikthen në majë të industrisë.
Albumi i tij më i fundit, “DeBÍ TiRAR MáS FOTos”, është shpallur gjithashtu Albumi më i Mirë Global i vitit 2025. Spotify thekson se suksesi i këtij projekti tregon fuqinë dhe ndikimin në rritje të kulturës muzikore portorikane në skenën ndërkombëtare.
Përveç artistëve të afirmuar, 2025 është shndërruar në një vit të artë për talentet e reja.
Falë algoritmeve të avancuara dhe listave të personalizuara, shumë muzikantë të rinj kanë arritur të depërtojnë tek publiku global, duke fituar dëgjues dhe popullaritet të menjëhershëm.
Spotify Wrapped vijon të mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të fundvitit për fansat e muzikës, duke reflektuar ritmin, ritmin dhe ndryshimet e tregut muzikor botëror.