Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Elon Musk ishte vetëm 40 sekonda larg momentit “histori për njerëzimin”… dhe pastaj raketa tha:
“Jo sot, shef.”SpaceX anuloi në sekondat e fundit nisjen e parë të Starship V3, raketës gjigante që duket sikur është dizenjuar nga një fëmijë 8-vjeçar pasi ka parë shumë filma me alienë dhe ka pirë 3 Red Bull.
Dhe problemi? Një kunj hidraulik nuk u tërhoq. Po. Teknologjia më futuriste në planet… u bllokua nga diçka që tingëllon si problem porte garazhi në Shkodër.
Raketa ishte gati, e mbushur me karburant, countdown-i kishte zbritur nën 40 sekonda… ndërkohë inxhinierët e SpaceX po shikonin ekranet me atë fytyrën klasike:
“Mos na e bëj këtë tani… të lutem.”Kjo është super e rëndësishme për Musk sepse SpaceX po përgatitet të dalë në bursë. Pra imagjino stresin: miliarda dollarë, investitorë, livestream global… dhe raketa vendos të bëjë “update later”.
Starship V3 është versioni i ri i raketës më të madhe në botë. Më shumë fuqi, motorë të rinj Raptor, sistem më i avancuar dhe ideja finale është që raketa të ripërdoret komplet.
Madje SpaceX po tenton që në të ardhmen raketa të kapet nga kulla gjatë kthimit. Po, ta “kapin”.
Kjo raketë është thelbësore edhe për Starlink-un, internetin satelitor të Musk që gjeneroi rreth 11 miliardë dollarë vitin e kaluar. Problemi është se Starship ende nuk ka dërguar ngarkesa reale në orbitë. Pra teknikisht jemi ende në fazën:
“Punon shumë mirë në prova… zakonisht.”Musk tha se do e provojnë përsëri sot. Dhe sinqerisht, kjo është gjëja me Elon Musk:
raketa shpërthen, dështon, anulohet… dhe ai del pas 5 minutash dhe thotë:
“Okej, nesër prapë.”