Gossip

Stenaldo shpërthen ndaj Keijsit? “Ti je idiot komplet…”

Një përplasje e ashpër ka shokuar ditën e sotme shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku Stenaldo ka shpërthyer ndaj Keijsit, duke përdorur gjuhë fyese dhe duke krijuar një situatë të tensionuar mes banorëve.

Gjithçka nisi kur Stenaldo i kërkoi Stelinës të largohej nga ambienti ku ndodheshin, me arsyetimin se nuk donte ta vinte Keijsin në siklet përpara saj.

Por banorja refuzoi, duke theksuar se nuk e shihte të drejtë të largohej nga grupi.

Nuk më duket e saktë kjo gjë, Stenaldo. Nëse ke bisedë me Keijsin, bëjeni veçmas

-iu drejtua Stelina.

Situata u përshkallëzua më tej, kur Stenaldo iu kthye Keijsit me tone të forta, duke i thënë:

Ti nuk je më i madhi në vend

Keijsi nuk qëndroi i heshtur dhe reagoi menjëherë:

Unë jam më i madh në vend, baba, dhe ty të vjen inat që ka një njeri më të madh se ti

Debati degradoi shpejt në ofendime të rënda, ku Stenaldo e quajti Keijsin “idiot komplet”, duke shkaktuar reagime  mes banorëve që ishin dëshmitarë të skenës.

Ti je idiot komplet, je më i pje*dhuri, produkt i groshës që ha Iliri

Përplasja verbale ka ngritur pikëpyetje mbi pasojat që mund të sjellë kjo sjellje në vazhdimësinë e lojës dhe në raportet mes banorëve.