Showbiz

Steve Chen, bashkëthemeluesi i YouTube, ngre alarmin: “Videot e shkurtra po ndikojnë negativisht te fëmijët”

Steve Chen, një nga themeluesit e platformës YouTube, ka shprehur publikisht shqetësimin për ndikimin që videot e shkurtra po kanë te fëmijët.

Ai thekson se shumë prindër tashmë po përpiqen të shmangin përmbajtjet me ngjyra të ndezura dhe efekte vizuale të forta, pasi ato krijojnë varësi tek të vegjlit.

Chen sugjeroi se platformat dixhitale duhet të vendosin kufizime kohore për përdorimin nga fëmijët, të përshtatura sipas grupmoshës.

Sipas tij, është thelbësore të gjendet një ekuilibër mes përfitimeve financiare dhe asaj që është me të vërtetë e dobishme për përdoruesit.

Deklaratat e Chen vijnë në një kohë kur shqetësimet për ndikimin e teknologjisë te të miturit po shtohen edhe nga figura të tjera të industrisë së teknologjisë.