Gossip Showbiz

Stresi konfirmon ribashkimin e tij me ish-partneren pas shumë vitesh!

Pas muajsh spekulimesh dhe thashethemesh në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre.

Lajmin e bënë të ditur përmes një fotosesioni ekskluziv dhe një interviste për revistën “Who”, ku ata shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Në intervistën e tyre të ndjerë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe një reflektim personal i ka ndihmuar të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin.

Pas disa viteve larg, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin dashurisë së tyre një mundësi tjetër.

Në një postim prekës në InstaStory, Stresi ndau emocionet e tij me ndjekësit, duke shkruar:

Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never.

Ky mesazh ka prekur shumë ndjekës të çiftit, të cilët kanë shpresuar për një ribashkim të mundshëm.

Komentet pozitive dhe urimet për rikthimin e tyre kanë pushtuar rrjetet sociale, dhe fansat kanë mirëpritur këtë lajm me entuziazëm.

Rikthimi i Stresit dhe Kejsit është një dëshmi se ndonjëherë dashuria e vërtetë mund të gjejë rrugën e saj, pavarësisht kohës, distancës dhe sfidave personale.