Lifestyle Love & Sex

STUDIM/78% e njerëzve thonë se dashuria e parë nuk…

Një studim i vitit 2024 tregoi se 78% e njerëzve nuk përfundojnë me dashurinë e parë, jo sepse ajo dashuri nuk ishte e vërtetë, por sepse ishte menduar të ishte mësim jete, jo të qëndronte përgjithmonë. Studiuesit thonë se dashuria e parë funksionon si një “version prove” emocionale, ku mëson lidhjen, pritshmëritë, dhimbjen dhe vetëdijen për veten. Ekspertët shpjegojnë se dashuria e parë është kaq e fortë sepse është e re, jo sepse është e përhershme. Ajo të mëson se si mund të ndihet dashuria dhe se çfarë të nevojitet vërtet në një partner afatgjatë.

Rezulton se vajzat janë shumë më të lumtura duke mos e vënë një unazë në gisht, sesa djemtë. Një studim zbuloi se 61% e grave britanike në thelb ndihen mjaft mirë me të qenit beqare, ndërsa vetëm 49% e burrave ndihen në të njëjtën mënyrë. Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë beqare nuk po kërkojnë të ndryshojnë statusin e tyre të marrëdhënies; 75% thanë se nuk kishin kërkuar për partnerë vitin e kaluar.

Arsyeja pse gratë nuk duan të kenë një partner mund të jetë e thjeshtë: Marrëdhëniet janë një punë e vështirë. Një ekspert tha se kërkon shumë më tepër përpjekje nga një grua në një marrëdhënie heteroseksuale sesa nga partneri mashkull. Gratë shpenzojnë më shumë për detyrat e shtëpisë sesa burrat dhe mendoj se ato gjithashtu bëjnë më shumë punë emocionale.

Vlerësohet se sot ka afërsisht shtatëdhjetë milionë individë aseksualë, afërsisht 1% e popullsisë së botës. Me aseksual nënkuptojmë dikë që ka mungesë totale të tërheqjes fizike ndaj të tjerëve, ose ka mungesë të nxitjeve drejt aktivitetit seksual. Sot shkenca e konsideron aseksualitetin si orientimin e katërt seksual në të njëjtin nivel me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.

Por nëse për shumë njerëz mungesa e dëshirës është një gjendje fizike, për të tjerët është rezultat i zisë, i traumave sentimentale, rezultat i imponuar, i marrëdhënies në çift. Ka pozicione të feminizmit, që nëpërmjet abstinencës, gjejnë ‘një arratisje’ nga kultura e dëshirës mashkullore mbizotëruese dhe asimetrike. Presioni për të studiuar, për të krijuar një karrierë ose për të kursyer për një shtëpi mund të kenë përparësi në këtë tematikë. Në rastin e të rinjve, shkaqet janë pjesërisht të ndryshme. Lidhur me rritjen e problemeve të shëndetit mendor, të cilat pandemia vetëm i ka përkeqësuar.