Health & Beauty

Studim/A ndikon përdorimi i celularit në zhvillimin e kancerit të trurit?

Një rishikim i 63 studimeve nuk ka gjetur asnjë lidhje midis përdorimit të telefonit celular dhe rritjes së rrezikut të kancerit të trurit. Rishikimi u drejtua nga ekspertë të Agjencisë Australiane të Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore dhe përfshinte shkencëtarë 10 vende. Ai shqyrtoi kërkimet mbi frekuencat e radios në gjatësi vale nga 300 Hz deri në 300 GHz të përdorura për telefonat celularë, wi-fi, radarët, monitorët e foshnjave dhe aplikacione të tjera. Mark Elwood, një profesor nderi i epidemiologjisë së kancerit në Universitetin e Auckland, tha se ekipi shqyrtoi kanceret e trurit, gjëndrës së hipofizës, gjëndrave të pështymës dhe leuçemive.

“Asnjë nga pyetjet kryesore të studiuara nuk tregoi rreziqe në rritje. Për çështjen kryesore, telefonat celularë dhe kanceret e trurit, nuk kemi gjetur rrezik të shtuar. Për telefonat celularë dhe kanceret e trurit, ka pasur studime me përdorim 10 ose më shumë vite, dhe përdorim mjaft të gjerë”-tha profesor Elwood.

Shumica e përdorimit të telefonit në këto studime ishte nga vitet e kaluara dhe rrjetet 1G -2G; rrjetet më të reja 3G-4G kanë emetime dukshëm më të ulëta RF. Kishte disa studime që raportuan disa rreziqe në rritje, por këto ishin tejkaluar duke marrë parasysh të gjitha provat në dispozicion.

Autorët gjithashtu nuk gjetën rrezik në rritje të leuçemisë ose kancerit të trurit tek fëmijët nga transmetuesit e radios ose TV ose stacionet bazë të telefonave celularë. Kur bëhet fjalë për rrjetet celulare 5G, profesori Elwood tha se nuk kishte studime të mëdha deri më tani, por se studimet e radarit i cili ka frekuenca të ngjashme të larta nuk tregoi një rrezik në rritje të kancerit të trurit.

Një burrë ka parë që tumori i tij vdekjeprurës i trurit të zvogëlohet përgjysmë falë një terapie të re radioaktive, e cila ekspertët shpresojnë se do ta zhdukë sëmundjen. Mjekët në Spitalet e Kolegjit Universitar të Londrës NHS Foundation Trust (UCLH) po kryejnë një provë klinike për të trajtuar glioblastomën. Rreth 3200 njerëz diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, e cila është lloji më i zakonshëm i tumorit të trurit tek të rriturit.