Lifestyle

Studimi i ri/ Ëmbëltuesit artificialë mund ta plakin trurin më shpejt se koha?

Shumë njerëz i zgjedhin produktet “pa sheqer” për të ruajtur linjën dhe shëndetin. Por një studim brazilian me mbi 12,000 pjesëmarrës ka zbuluar se ëmbëltuesit artificialë si aspartame, sorbitol dhe xylitol mund të kenë një kosto të padukshme: plakjen e trurit.

Rezultatet treguan se konsumatorët e rregullt të këtyre substancave kishin funksione njohëse më të ulëta dhe tregues të dobësimit të kujtesës, ekuivalente me një plakje të përshpejtuar me rreth 1.6 vjet.

Sipas ekspertëve, mekanizmi qëndron tek ndërhyrja e ëmbëltuesve në metabolizmin e trurit dhe ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve, e cila lidhet ngushtë me shëndetin mendor.

Shkencëtarët ngrenë alarmin se përdorimi afatgjatë i këtyre produkteve, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë që i konsumojnë shpesh në pije të gazuara “light”, mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e trurit.

Zgjidhja? Moderimi dhe kthimi tek alternativat natyrale si frutat e freskëta, mjalti ose hurmat, që ofrojnë sheqer të shëndetshëm pa efekte dytësore të rrezikshme.