Botë e Çuditshme

Studimi i ri trondit shkencëtarët, karavidhet ndiejnë dhimbje dhe vuajtje emocionale!

Një studim i ri ka forcuar bindjen e shkencëtarëve se karavidhet ndiejnë dhimbje dhe përjetojnë shqetësim emocional, duke ndezur sërish debatin për mënyrën se si trajtohen këto krijesa në industrinë ushqimore. Sipas hulumtimit të fundit, karavidhet reagojnë ndaj goditjeve elektrike me shenja të qarta stresi, çka sugjeron se përjetojnë jo vetëm stimul fizik, por edhe gjendje shqetësimi.

Studimi i shtohet një sërë provash të mbledhura vitet e fundit, të cilat tregojnë se krustacet kanë një nivel ndjeshmërie më të lartë nga sa mendohej më parë. Për këtë arsye, një grup shkencëtarësh në Britani po kërkon ndalimin e praktikës së zierjes së karavidheve të gjalla. Sipas ekspertëve, ky zbulim mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në ligjet për mirëqenien e kafshëve dhe në standardet e industrisë ushqimore. Debati pritet të zgjerohet edhe në vende të tjera, teksa rritet presioni për metoda më humane trajtimi.