Janë të shkuara tashmë ditët kur fëmijët shqetësoheshin për përbindëshat e zanat gjatë natës, teksa ëndrrat e këqija atyre tashmë u vijnë nga kriza e klimës, sipas një studimi të ri.
Sondazhi tregonte gjithashtu se 80 për qind e pjesmarrësve thanë se klima është një problem i rëndësishëm për ta dhe gjysma e tyre nuk kanë besim te të rriturit për zgjidhjen.
Sondazhi sponsorizuar nga BBC pyeti 2,000 fëmijë britanikë nga mosha tetë deri në 16 vjeç ëpr të parë sesi ndjehet gjenerata e re për ndryshimet në planetin tonë dhe 73 përqind e tyre thanë se shqetësohen për gjendjen aktuale të planetit ndërsa 22 përqind ishin “shumë të shqetësuar”.
Një në tre fëmijë, ose rreth 58 përqind ishin të shqetësuar për ato që ndryshimet klimatike sjellin për të ardhmen e tyre.