Health & Beauty Lifestyle

Studimi: Plastika e zakonshme në shtëpi, lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës!

Kimikatet sintetike të pranishme në produkte të përditshme si ambalazhet ushqimore, shampo, kozmetikë, parfume dhe lodra fëmijësh, mund të kenë kontribuar në mbi 10% të vdekjeve globale nga sëmundjet e zemrës në vitin 2018, tek njerëzit e moshës 55-64 vjeç.

Sipas profesorit të shëndetit Leonardo Trasande, këto substanca – të quajtura ftalate – mund të nxisin inflamacion në arteriet koronare, duke përshpejtuar problemet kardiake ekzistuese dhe duke rritur rrezikun për ngjarje fatale.

Ftalatet janë lidhur edhe me çrregullime të sistemit riprodhues, përfshirë deformime gjenitale tek foshnjat meshkuj dhe nivele të ulëta të spermës dhe testosteronit tek burrat. Studime të tjera i lidhin këta kimikate me astmën, obezitetin në fëmijëri dhe disa lloje kanceri.

Të njohura ndryshe si “kimikatet kudo”, ftalatet gjenden në materiale plastike të përdorura në tuba, veshje rezistente ndaj ujit dhe njollave, mobilje dhe shumë lodra për fëmijë. Ato përdoren edhe në paketimet ushqimore, detergjentë dhe produkte të kujdesit personal si shampo, sapun dhe kozmetikë për të zgjatur aromën.

Njerëzit mund të ekspozohen ndaj tyre përmes ajrit të ndotur ose përmes ushqimeve dhe pijeve që kanë rënë në kontakt me plastikën. Sipas të dhënave, në vitin 2018 ekspozimi ndaj ftalateve është vlerësuar të ketë kontribuar në afro 369 mijë vdekje në mbarë botën tek grupmosha 55-64 vjeç.