Health & Beauty

Studimi zbulon rolin e këtij antitrupi në frenimin e kancerit të mushkërive!

Studiuesit kanë zbuluar një antitrup që duket se luan rol te pacientët me prognozë më të mirë nga kanceri i mushkërive, por kthimi i tij në trajtim mbetet sfidues. A ekziston një mënyrë për të shfrytëzuar mekanizmat natyrorë të trupit në luftën kundër kancerit për të krijuar një ilaç të ri? Sipas studimeve paraprake shkencore, kjo mund të jetë e mundur. Ideja bazohet në mënyrën se si zhvillohen kanceret. Ndërsa shumë prej tyre rriten, përhapen dhe janë vdekjeprurëse pa trajtim, disa të tjera sillen ndryshe. Ato ose zhduken vetë, ose nuk përparojnë fare. Qëndrojnë në trup pa shkaktuar simptoma dhe pa u bërë të rrezikshme, një fakt që bie ndesh me mendimin tradicional mjekësor.

Pikërisht këto raste kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e Edward Patz, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke studiuar kancerin në Universitetin Duke. Ai besonte se kanceret e padëmshme mund të fshehin të dhëna të rëndësishme për zhvillimin e barnave të reja. Pas shumë vitesh kërkimesh, puna e tij çoi në krijimin e një ilaçi eksperimental, i cili deri tani është testuar vetëm te një numër i vogël pacientësh me kancer të mushkërive. Rezultatet janë inkurajuese, edhe pse shumica e barnave eksperimentale dështojnë kur kalojnë në studime më të mëdha dhe më rigoroze.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Patz, i cili së fundmi ka themeluar kompaninë Grid Therapeutics, me shpresën se ilaçi i tij mund të shndërrohet në një trajtim krejtësisht të ri kundër kancerit. “Është ende shumë, shumë herët, por më pëlqen koncepti”, tha Roy Herbst, ekspert i kancerit të mushkërive. Një test i ri i biopsisë së lëngshme mundëson diagnostikimin më të hershëm të shumë llojeve të kancerit, sipas një studimi të botuar në revistën Cancer. Aktualisht, skriningu rutinë është i kufizuar vetëm në disa tipe kanceri. Hulumtimi i ri tregon se testimi rutinë me biopsi të lëngshme, pra testi për zbulimin e hershëm të shumë kancereve, mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e diagnozave në fazë të avancuar, duke u dhënë pacientëve mundësinë të fillojnë trajtimin më herët, kur kanceri ka më shumë gjasa të përgjigjet ndaj terapisë.