Health & Beauty Lifestyle

Çfarë po rrit rrezikun e kancerit të mushkërive edhe tek jo-duhanpirësit?

Një studim ndërkombëtar i publikuar në revistën shkencore “Nature” ka nxjerrë në pah një lidhje shqetësuese mes ndotjes së ajrit dhe kancerit të mushkërive, edhe tek individët që nuk kanë konsumuar kurrë duhan.

Shkencëtarët analizuan gjenomin e tumoreve të 871 pacientëve jo-duhanpirës nga 28 vende dhe zbuluan se ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave PM2.5 ndikon në krijimin e mutacioneve gjenetike që nxisin kancerin.

Një nga gjenet më të dëmtuara u identifikua TP53, i cili ka rol kyç në formimin e tumoreve.

Rezultatet treguan gjithashtu se ndotja lidhet me shkurtimin e telomereve – strukturave mbrojtëse të kromozomeve – të cilat janë tregues të plakjes qelizore dhe rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kanceroze.

Ekspertët paralajmërojnë se ky zbulim duhet të shërbejë si thirrje për veprim global, pasi ndotja e ajrit po shndërrohet në një nga faktorët kryesorë që nxit kancerin e mushkërive, krahas duhanpirjes.