Bota

Sulm në Afganistan, vriten 11 ushtarë

Ditë e përgjakshme në Afganistan. Të paktën 11 ushtarë u vranë dhe 4 të tjerë u plagosën, gjatë një sulmi në Qarkun Bala Buluk, ku gjithashtu raportohet për 9 rebelë të lënduar. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por autoritetet afgane fajësojnë talebanët, që kohët e fundit kanë intensifikuar sulmet në këtë zonë.