Aktualitet Politikë

Sulmet në Ukrainë, Rama: Dënojmë me ashpërsi agresionin rus/ Edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB dënon sulmin

Pasi Rusia sulmoi mëngjesin e sotëm me raketa Ukrainën, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një postimi në twitter ka dënuar sulmin, ndërsa lëshon lutje për popullin e Ukrainës.

“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.”, shkruan Rama.

Mblidhet Këshilli i Sigurimit/ Ambasadori i Shqipërisë në OKB dënon sulmin

Ambasadori i Shqipërisë në OKB ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit lidhur me sulmet e zhvilluara  nga Rusia në Ukrainë.

Gjatë një ndërhyrje në mbledhjen urgjente, ambasadori Ferit Hoxha ka deklaruar se Rusia po dënon brutalisht fqinjët e saj, ndërsa shtoi se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës.

“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.