Bota

Sulmi izraelit në Iran, Izraeli: Jemi ende në fillim!

Lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit e që përfshin Libanin, Sirinë, Iranin dhe Jemenin është në ditën e 616-të. Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur një seri sulmesh në Iran pasi shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Shpërthime të forta pati në Teheran e Tabriz, ku u shkatërrua aeroporti, si dhe në Hamadan.

Jemi në fillim, deklaroi ushtria izraelite.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin:

Bëni një marrëveshje tani ose nuk do të mbetet më gjë. Sulm i shkëlqyer izraelit. Do të ketë të tjerë.

Por, pavarësisht kësaj deklarate, më herët Shtëpia e Bardhë specifikoi:

Ne nuk jemi të përfshirë në këtë operacion.

Sipas ushtrisë izraelite, Irani ka materiale për të ndërtuar të paktën 15 bomba bërthamore. Ndërkaq, kryeministri izraelit Netanyahu u shpreh:

I kemi goditur në zemër të programit bërthamor dhe do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Sipas mediave, kontrollet mund të zgjasin disa javë. Operacioni i koduar “Rising Lion” dhe i nisur nga Izraeli, kishte në shënjestër udhëheqësit ushtarakë e politikë të Iranit. Teherani zyrtar konfirmon vdekjen (ndoshta nga një aksion i Mossadit) e kreut të Gardës Revolucionare, Hossein Salami. Gjenerali i fuqishëm Mohammad Bagheri u vra po ashtu. Mes viktimave janë edhe shkencëtarë nga programi bërthamor i Teheranit.